Sunday, August 19, 2018

nisë


më duhet me e pranue se në fund të fundit qëllimi jem ishte me të puthë e me ikë. me ikë, se unë gjithmonë iku. tuj mendue se jeta kaq asht, nji cak me miliona stinë ngërthy me njena-tjetrën, e kisha përgatitë vedin me ta vjedhë nji puthje në ato buzë në të cilat kanë ba vend lodhja, malli, mërzia dhe pika e fundit e venës mbetë prej nji nate ma parë.

isha ngulfatë me këtë mendim, se jam egoiste deri në fund. në këto raste gjithmonë jam ç'mësue me pa ma larg dhe jam nisë. por gjatë nisjes kam fillu me mësu. nisja ishte e gjatë e mësimet detyrimisht të shumta. nisja kishte shumë ndalesa, takime, ballaqafime, strese që kaloshin deri deri edhe në vujtje, por edhe mahnitje, sprapsje, kthime të vogla; situata jetet fantastike, aventureske, të çmenduna, normale, banale, të idhta, mbytëse, triumfuse, të qeta. e në secilën prej tyne kam gjetë përgjigje, të shkurtra, por ishin përgjigje të qarta, për vedin, për të tjerët, për jetën e atmosferën që rrethonin tanë këto situata.

e egoizmi jem u shkërmoq rrugash, që i shpejtoj me i kapë ato kilometra që s'i kam ba ma përpara. nuk e lashë më mbërritë në vendin që e kishte 'mirëmendu' dhe u ndjeva e lirë, e lirshme, aq sa di unë, aq sa kam vetmësu. di që ka prapë liri për me e arritë e me e ndje.
nuk asht nisja e parë që mësoj kaq shumë. kam pasë ba edhe ma përpara nisje të gabume, egoiste, por jo të këqija, e gjatë tyne, përfshi edhe nisjen e fundit, kam mësu se lumturinë që e kërkon vetëm e për vedi s'ka me kenë ajo që ke andrru.

Lumtunia merr përmasat e dy njerzëve, të tre e ma shumë. ajo s'ka me kenë asnjiherë kolektive, por e nji grushti njerzish po. dhe unë duhet me i mësu tana rrugët që të çojnë te këto njerz.

No comments:

Post a Comment